Kategoria e pare Shqipëri

“Tirona Fanatics”: Po mbyllim vitin më të errët bardheblu!

Tifo-grupi më i madh dhe më i organizuar i tifozëve të Tiranës, “Tirona Fanatics”, kanë bërë një mesazh përmbyllës për vitin 2017, i cili do të mbetet në historinë e klubit bardheblu të futbollit si një njollë, për faktin se 24 herë kampionët e vendit ranë për herë të parë në Kategorinë e Parë: “Kur dhe vetëm disa orë kanë mbetur që ky vit të mbyllet, është momenti për të bërë bilancin e këtij sezoni që lamë pas. Sezoni më i errët në historinë e jashtëzakonshme bardheblu, historinë e mbushur me luftë, grintë, pasion e mbi të gjitha IDENTITET! E sot, kur mungojnë disa orë derisa të finalizohet ky vit i trishtë, identiteti është zhdukur, luftë në fushë nuk shohim më, grintën jo e jo, por edhe pasioni i pashtershëm po venitet!

Lart e poshtë, gjatë këtij viti, por më shumë në periudhën kohore mbasi KF Tirona ra nga kategoria, dëgjoheshin zëra, deri diku të mbytur dhe jo të sinqertë, të cilët mundoheshin të përgjithësonin fajin dhe ta shtrinin atë edhe te tifozët. Por, ne rikujtojmë që nuk ishin tifozët, ata që bënë merkato skarco për 4 vite me radhë, as ato që toleruan ndeshjen me Kukësin; nuk ishin tifozët, ata që nuk mundën dot Korabin, që bënë shfaqje të shëmtuara derbi mbas derbi, apo edhe barazuan me Laçin, kur ky i fundit ishte kthyer në një ekip që vetëm humbte pikë. “Tirona Fanatics” nuk pranon kurrsesi se ka pasur ndonjë peshë faji në këtë maskaradë, që iu bë Sport Klubit. “Tirona Fanatics” tregon një dhe vetëm një fajtor kryesor për gjithçka ndodhi: Refik Halili!

Andaj, ky vit që po vjen duhet të na gjejë më të fortë e së bashku për të arritur një dhe vetëm plotësimin e një kërkese: LARGIMIN E REFIK HALILIT NGA ÇDO KOPETENCE E SPORT KLUBIT! Të tjerët do të vijnë mbas tij. “Tirona Fanatics” u bën thirrje të gjithë anëtarëve të vet që ta ndjekin ekipin dhe organizimet e tifo-grupit vetëm për arsyen e sipërpërmendur, edhe për asnjë arsye tjetër. Bëhemi gati ndoshta për vitin më të vështirë, si nga aspekti sportiv, ashtu edhe tifozërik, por asgjë nuk na ndal!”

Related posts

ARENA E KOMBËTARES/ Në prag dështimi punimet për ndërtimin e stadiumit

Isa.Autor

Vila: S’e di pse më largoi Partizani, i lumtur që erdha te Skënderbeu

Q.Autor

“SHUMË I LUMTUR QË I HAPA RRUGË FITORES NDAJ BJELLORUSISË”/ Cikalleshi: Mendoj që kemi bërë gjysmën e punës…

Delo.autor

Leave a Comment