Futboll Sport

ELEMINIMI/ Kukësi, nga ëndrra në Champions, tek objektivi Europa League

Karabaku ishte një kockë shumë e fortë, thuajse e pathyeshme, dhe kjo ishte e ditur që në momentin kur shorti përcaktoi se pas raundit të parë Kukësi do të përballej me kampionët e Azerbajxhanit. Parashikimet u vërtetuan edhe në fushë.

Në takimin e Shkodrës, blutë, të përqendruar në fazën mbrojtëse, arritën të frenonin ekipin e Gurbanov, por në ndeshjen e kthimit potenciali i azerëve u shfaq i plotë dhe ishte gati-gati e pamundur për verilindorët. Ëndrra Champions League përfundoi në Baku, megjithatë ishte vëtëm një ëndërr, objektivi është tjetër, Europa League, dhe pikërisht tani fillon detyra më e vështirë. Trajneri Armando Cungu po njihet gjithnjë e më shumë me grupin e lojtarëve dhe në këtë pikë kolaudimi i futbollistëve të rinj dhe përshtatja e tyre është sfida më e madhe për teknikun shkodran.

Duket qartë që disa nga afrimet e rëndësishme të merkatos ende nuk e kanë gjetur veten dhe këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, sepse çdo lojtar, edhe ata të niveleve më të larta, kërkon kohë për ambientim, por çështja është a ka edhe aq shumë kohë Kukësi, Europa League është pas derës.

Nënkampionët do të luajnë në raundin e 3-të të këtij kompeticioni dhe synimi është për të shkuar akoma më tej, në fazën play-off, me shpresën e madhe që në fund të gushtit blutë ti bashkohen Skënderbeut, duke u shndërruar në skuadrën e dytë shqiptare që merr pjesë në grupet e Europa League-s.

Related posts

REAL MADRID-FENERBAHCE/ Vedat Muriqi tregon klasin e tij ndaj “Los Blancos”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

PSG SHFAQ INTERES PËR NGOLO KANTE/ Lojtari i Chelsea merr vendimin për të ardhmen e tij

Delo.autor

12.5 MILIONË EURO BORXHE/ Klubi austriak rrezikon falimentimin, Alaba i shkon në ndihmë

Delo.autor

Leave a Comment