Të tjera

Surpriza, Conor McGregor së shpejti do të duelojë në Rusi

Conor McGregor do të duelojë së shpejti në Rusi, për të respektuar fansat e tij në këtë shtet. Lajmin e ka konfirmuar vetë kampioni irlandez i arteve marciale mikse, duke postuar një foto të mikut të tij Artem Lobov, duke premtuar se do të udhëtojë në Rusi. “Një ditë, së shpejti, do të shkoj në Rusi dhe me shumë gjasa do të dueloj aty për fansat e mi rusë, në krah të vëllait tim Artem. Falënderoj të gjithë fansat e mi rusë për mbështetjen, duke njohur punën tonë të lodhshme për të arritur këto rezultate, përgjatë gjithë rrugëtimit tonë”, ka shkruar McGregor në faqen e tij zyrtare “Instagram”.

Një premtim që irlandezi ia bën si fansave të tij në Rusi ashtu edhe mikut të tij Artem Lobov, i njohur ndryshe me nofkën “The Russian Hammer” (çekani rus). Dy sportistët e arteve marciale mikse janë shumë miq. Gjithsesi, para se Conor McGregor të duelojë në Rusi duhet fillimisht të mbrojë titullin kampion bote në peshën e lehtë që ka fituar në nëntor të 2016-ës, ndaj Eddie Alvarez (UFC-205, në Nju Jork). Që prej një viti ai nuk duelon më kafaz, duke marrë pushime të gjata, ndërkohë që këtë vit debutoi në ring, ku u mund nga boksieri amerikan Floyd Mayweather.

Related posts

French Open/ Djokovic nuk njeh rival, mposht Munar dhe kalon në raundin tjetër

Sadik.Autor

U NDALUA NË KUFIRIN GJERMAN/ Atletja holandeze arrestohet me 50 kg drogë në makinë (FOTO)

Delo.autor

Vinales: Mësova shumë nga 2017-ta, sezonin tjetër për titull

Q.Autor

Leave a Comment