Kombëtarja

SURPRIZA/ Hyka tregon trajnerin më të mirë që ka pasur Kombëtarja

Futbollisti i kombëtares shqiptare Jahmir Hyka, i ftuar në “Pasdite në Top Channel”, ka folur për karrierën e tij jashtë Shqipërisë dhe për trajnerin më të mirë që ka pasur Kombëtarja

Hyka ka treguar se trajneri më i mirë që ka pasur Shqipëria ka qenë Oto Bariç e jo Gianni de Biasi, i cil e dërgoi Shqipërinë në Euro 2016.

Hyka ka debutuar në moshën 18-vjeçare me Shqipërinë dhe e mban mend kështu këtë eksperiencë.

“Kombëtarja është një ëndërr për çdo futbollist. E kam provuar që në moshën 18-vjeçare dhe ishte eksperiencë shumë e bukur. Debutova me trajnerin Oto Bariç, në një ditë me shi në Shkodër, kundër Maqedonisë”.

Pikërisht trajnerin Otto Bariç, Hyka e konsideron si më të mirin që ka pasur ndonjëherë ekipi ynë përfaqësues.

“Bariç më dha mundësinë për të luajtur me kombëtaren dhe për mua ai ka qenë më i miri”, tha Hyka.

Related posts

TRONDITET KOMBËTARJA SHQIPTARE/ Dy lojtarë rezultojnë pozitiv me COVID-19

Delo.autor

“DOMINIM”, “DËRRMIM” DHE TRIPLETË PERFEKTE/ Ja si e komentojnë mediat angleze fitoren ndaj Shqipërisë… (FOTO)

Delo.autor

Presidenti DUKA e thotë hapur: Po tentojnë të prishin KOMBËTAREN, sulmi ndaj PANUCCIT i orkestruar

Isa.Autor

Leave a Comment