Formula 1 Të tjera

Hamilton mendon edhe për pensionimin, zbulon projektet e reja përtej Formula 1

Lewis Hamilton po mendon për të ardhmen, pasi të jetë pensionuar nga Formula 1.

Britaniku 4 herë kampion bote, Lewis Hamilton e ka konfirmuar këtë në një intervistë për medien braziliane, duke theksuar se po punon me disa projekte të reja, që do t’i vërë në zbatim në vitet që do të vijnë.

“Kam edhe cilësi të tjera përveç pilotimit në Formulën 1, që po kërkoj t’i shfaq. Kam interesa edhe në fusha të tjera, që unë e di se jam shumë i aftë. Një ditë unë do të largohem nga garat për t’iu dedikuar gjërave të tjera. Shpresoj që njerëzit të pranojnë dhe vlerësojnë zgjedhjet e mia, ashtu sikurse po bëjnë me profesionin tim aktual. Projektet e mira shkojnë përtej garave, por unë nuk do të zbuloj se për çfarë bëhet fjalë”, tha Hamilton.

Ajo që duket qartë është se, Hamilton do të mbyllë karrierën në Formulën 1 në një mënyrë krejt tjetër nga Fernando Alonso, me spanjollin që është i tërhequr nga ideja për të marrë pjesë në kompeticione të tjera automobilistike.

“Po jetojmë një periudhë ku pilotët janë në gjendje që të bëjnë gjithçka. Unë nuk kam dëshirë të garoj në kampionate të tjera, edhe pse e admiroj shumë atë që po bën Alonso. Për mendimin tim, Formula 1 është kulmi i karrierës së një piloti”, shtoi më tej Hamilton.

Related posts

Formula 1/ Max Verstappen: Jam projekti ri i Marko

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Formula 1 humbet një garë prej Covid-19, anullohet gara e Vietnamit

Delo.autor

BRIKEN CALJA HERO/ Ngre mes dhembjesh 181 kg në Botërorin e Peshëngritjes

Isa.Autor

Leave a Comment