Futboll La Liga

Do të zhvillohet ‘El Clasico’ i 270-të në histori, Barcelona më e mirë se ‘Mbretërit’ nga Madridi

Real Madrid dhe Barcelona gjithmonë zhvillojnë ndeshje të jashtëzakonshme mes vete.

Gjatë ditës së sotme (e shtunë) do të zhvillohet ‘El Clasico’ e 270-të në histori duke përfshirë gjitha garat, nga La Liga deri në ndeshjet miqësore.

Ndeshja e ditës së sotme do të zhvillohet në kuadër të kampionatit spanjoll La Liga ku në këtë garë më e suksesshme përballjet direkte është Real Madridi.

Në La Liga janë zhvilluar 174 ndeshje deri më tani, ku ‘Los Blancos’, kanë marrë 72 fitore përkundër 69 të Barcelonës ndërsa 33 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Kupa e Spanjës apo siç njihet ndryshe si ‘Copa del Rey’, më e suksesshme është Barcelona me 14 fitore ndaj 12 të Real Madridit dhe shtatë ndeshje nuk kanë sjellë fitues.

Në Superkupën e Spanjës madrilenët janë më të suksesshëm me tetë fitore e katër humbje derisa dy ndeshje tjera kanë përfunduar pa fitues.

Edhe në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve ‘Los Blancos’ janë më të suskseshëm pas tetë ndeshjeve.

Kampioni aktual i Evropës ka triumfuar në tri ndeshje, ka pësuar dy disfata dhe tri ndeshje tjera kanë përfunduar në barazim.

 Por në total duke përfshirë edhe ndeshjet miqësore, Barcelona është bindshëm më e mirë se Real Madridi në përballjet direkte.

Katalunasit kanë 111 fitore përkundër 99 të Real Madridit derisa 59 ndeshjet janë ndarë në barazim.

‘Santiago Bernabeu’ do ta presë ndeshjen e 270-të mes dy rivalëve të mëdhenj të Spanjës, mbetet të shihet nëse Reali do të marrë fitoren e 100-të, apo Barcelona atë të 112, duke mos e përjashtuar edhe barazimin e 60 të mundshëm.

Related posts

Akira Nishino: Belgjika favorite por japim gjithçka për të fituar

Isa.Autor

Benzema drejt largimit nga Reali, Anglia destinacion i mundshëm

Q.Autor

E BUJSHME TEK PSG/ Al-Khelaifi “PUSHTON UEFA-n”, emërohet si…

Delo.autor

Leave a Comment