Futboll La Liga

Tifozët e Realit zgjedhin me anë të sondazhit sulmuesin e ardhshëm Harry Kane (Foto)

Harry Kane është galaktiku i preferuar për Real Madridin, sipas një sondazhi të gazetës Marca me më shumë se 100 mijë  pjesëmarrës.

Gazeta Marca ka organizuar një sondazh me pyetjen se: A duhet të intervenojë Reali në merkato?  85 për qind i janë përgjigjur me ‘po’ pyetjes për dallim nga 15 për qind që mendojnë se ‘jo’.

Pastaj tifozët e Los Blancos janë pyetur se në cilin repart do të duhet të intervenohet nga drejtuesit e klubit dhe sulmi ishte bindshëm kërkesë e tifozëve.

Plot 88 për qind e të anketuarve mendojnë se duhet të ndërhyhet në sulm, për dallim nga 6 për qind që mendojnë se duhet portier, 4 për qind mbrojtës dhe vetëm 2 për qind mendojnë se duhet mesfushor.

Pas mendimin se duhet të transferohet një sulmues, tifozët kanë zgjedhur edhe të preferuarin e tij, i cili është bindshëm anglezi Harry Kane.

Sulmuesi i Tottenham Hotspur u zgjedh golashënuesi më i mirë i vitit 2017 me 56 gola, dy më shumë se Leo Messi, u votua nga plot 34 për qind e votuesve në sondazh.

Kane la pas vete brazilian e Paris Saint-Germain, Neymar, me 23 për qind, ndërsa pas tij vjen bashkëlojtari i tij, francezi Kylian Mbappe me 14 për qind.

Lista e të preferuarve nga tifozët e Realit vazhdon me Robert Lewandowskin me 9 për qind, Eden Hazardi me 8 për qind dhe Mauro Icardi dhe Paulo Dybala me nga 8 për qind.

Related posts

Shehi: Mëkat ndërprerja e kampionatit, Partizanin e shohim pas ndeshjes sonë

Isa.Autor

Nga MAKINAT e shtrenjta te BAMIRËSITË/ Ja si i shpenzon paratë RONALDO (FOTO)

Isa.Autor

ISH-YLLI I “KUQEZINJVE”/ Shevchenko për 21-vjeçarin e Milanit: Nuk e ka treguar akoma të gjithë…

Delo.autor

Leave a Comment