Futboll Seria A

Peres largohet nga Roma, e kërkojnë Porto dhe Benfica

Mbrojtësi brazilian, Bruno Peres po kalon ditët e tij të fundit tek skuadra italiane Roma.

Që pas rikthimit nga lëndimi i Alessandro Florenzit, braziliani ka humbur vendin në formacionin bazë të skuadrës tij.

Kësisoj pasi është ulur në stol nga trajneri Eusebio Di Franesco, Peres po kërkon largimin nga Roma.

E ardhmja e brazilianit pritet të jetë në elitën e futbollit portugez.

Dy gjigantët e Portugalisë, Porto dhe Benfica janë vënë në kërkim të mbrojtësit brazilian.

Roma është e gatshme ta shesë lojtarin nëse në klub vije një ofertë rreth 15 milionë euro.

Peres iu bashkua Romës dy vite më parë nga Torino për 13 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2020.

Related posts

E PABESUESHME/ Sulmuesi Sadiku prish kontratën me Erzurumspor, transferohet në Bolivi tek klubi…

Delo.autor

PARAQITJE MBRESLËNËSE ME PSG/ Driblimi i jashtëzakonshëm i Neymar bëhet virale (VIDEO)

Delo.autor

COSTA “KAFSHON” BARÇËN/ Atletico kalon në epërsi me “ndihmën” e Ter Stegen (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment