Formula 1 Të tjera

Wolff: Hamilton nuk do ta braktisë Mercedes siç bëri Rosberg

Lewis Hamilton nuk ka për ta braktisur makinën Mercedes ashtu si Rosberg një vit më parë. I këtij mendimi është drejtori sportiv i makinës gjermane Toto Wolff, që ka thumbuar ish-pilotin gjerman, që u largua nga Mercedes pak ditë pasi u shpall kampion bote, duke befasuar të gjithë me vendimin e tij. Largimi i tij krijoi mjaft probleme deri sa Mercedes gjeti në janar zëvendësuesin e tij, Valtteri Bottas. “Unë mendoj se Lewis nuk ka për të ikur pa na lajmëruar më parë, siç bëri Rosberg, por do të mendojë për të mirën e skuadrës. Pas 2-3 vitesh ai mund të bëjë diçka ndryshe nga Formula 1, por nuk do të largohet sa hap e mbyll, sytë”, tha Wolff.

Më tej, shefi i kakinës Mercedes konfirmoi se kanë nisur bisedimet për të rinovuar kontratën me pilotin britanik, të cilit i skadon kontrata aktuale pas një viti. Pra, në dhjetor të 2018-ës, ai bëhet një pilot i lirë, për t’u larguar apo gjetur një skuadër të re. “I kemi nisur bisedimet, të cilat po ecin mirë, por ende nuk ka dalë “tymi i bardhë”. Lewis kërkon të ketë lirinë e tij dhe nuk i pëlqen që të ulet në një dhomë bashkë me persona të tjerë që i thonë se çfarë duhet të bëjë. Ajo që ka rëndësi për të është të jetë i lirë në zgjedhjen që do të bëjë dhe të shohë pa presion zgjedhjet që ka përreth tij. Unë e respektoj këtë zgjedhje të tij”, u shpreh Wolff.

Related posts

MEDALJE ARI DHE REKORD KOMBËTAR/ Luiza Gega krenaria e Shqipërisë në Lojërat Mesdhetare

F.autor

BARAZOI LEGJENDËN SCHUMACHER ME FITORE/ Ja të gjitha rekordet e Lewis Hamilton në 14 vite karrierë

Delo.autor

UFC, Nurmagomedov-Ferguson për titullin që do i hiqet McGregor

Q.Autor

Leave a Comment