Champions League

Tottenham/ Llorente mirëpret sfidën ndaj Juves: E doja që në fillim

Fernando Llorente pranon se ai donte që Tottenham të përballej me Juventusin.

Skuadrat do të takohen në fazën e 1/16, me ndeshjen e parë në Torino më 13 shkurt dhe kthimin në Wembley më 7 mars.

“Unë jam shumë i emocionuar për këtë short. Kam luajtur atje për dy vjet dhe kam fituar pesë tituj. Kam kërkuar këtë ekip”, tha Llorente për faqen e internetit të Spurs.

Spanjolli shënoi 27 gola me 10 asistime për Juven në 92 ndeshje  nga 2013 në 2016.

“Ne jemi të sigurt tek vetja jonë, sepse jemi një ekip shumë i mirë, i fokusuar, i përqendruar, agresiv – ne mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme”, përfundoi spanjolli.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

TRAGJEDIA E EMILIANO SALA/ “Champions League” do të heshtë në nder të futbollistit

Delo.autor

SFIDA NDAJ REAL MADRID PËR CHAMPIONS/ Inzagi pritet të ul në stol yllin e mesfushës për… Arturo Vidal

Delo.autor

ËSHTË ME NJËRËN KËMBË JASHTË CHAMPIONSIT/ Ja cili është dëmi financiar për Juventusin

Delo.autor

Leave a Comment