Europa League

Leipzig nuk i trembet Napolit, Orban: Do jetë emocionuese

Leipzig-Napoli është një nga sfidat më interesante të raundit të 1/16 në Europa League. Gjermanët të cilët vinë nga Championsi në këtë kompeticion janë të emocionuar që do të përballen me të kaltrit e Sarrit dhe po presim me padurim sfidën e parë mes tyre.

Pas debutimit në Champions League, skuadra nga Gjermania Lindore do të debutojë edhe në Europa League për të kompletuar një sezon ëndrrash. I intervistuar pas shortit që u hodh në Nyon të Zvicrës kapiteni i Leipzigut, Willi Orban u shfaq shumë i emocionuar që skuadra e tij do të sfidojë një ekip të madh si Napoli.

“Kjo ndaj Napolit do të jetë një sfidë shumë interesate përballë një kundërshtari të rëndësishëm. Jemi të lumtur që shorti na ka vendosur përballë një skuadër të një niveli kaq të lartë. Mezi po presim momentin për të zbritur në fushë dhe për të sfiduar Napolin”, deklaroi Willi Orban.

Related posts

Simeone feston si i çmendur kalimin në finale të Europa Leagues (VIDEO)

Sadik.Autor

Shokohet Arsenali! Atletico shënon gol në fund me Diego Costën

Sadik.Autor

Marseille përmbys rezultatin kundër Leipzig

Sadik.Autor

Leave a Comment