Futboll Premier League

Manchester United/ Van Gaal kritikon Mourinhon: Po luan futboll të mërzitshëm

Louis van Gaal i ka kritikuar taktikat e Jose Mourinhos tek Manchester United.

Ai ka thënë se Manchester United po luan futboll shumë më të mërzitshëm me Jose Mourinhon, ndërsa ka insistuar se qasja e tij taktike në “Old Trafford” ka qenë gjithmonë futboll sulmues.

Van Gaal – i cili u zëvendësua nga Mourinho në vitin 2016 përkundër faktit se e fitoi FA Cup – po ashtu kritikohej për taktika negative gjatë kohës së tij në United, por 66-vjeçari insiston se “Djajtë e kuq” luajnë shumë më keq nën udhëheqjen e Mourinhos.

“Nëse më pyesni si dola në United, ju them se ishte viti im më i mirë ndonjëherë, duke pasur parasysh rrethanat në të cilat punoja. Luanim futboll të mirë, por në Angli nuk vlerësohet futbolli. Dhe tani, kur e shikoj Unitedin, më duhet të vij në përfundim se Mourinho s’po kritikohet edhe pse luan futboll shumë më të mërzitshëm. United tani luan futboll mbrojtës. Unë gjithmonë luaja futboll sulmues”, ka theksuar Van Gaal.

Related posts

UEFA sot dënon Barcelonën/ Ja çfarë ndodhi gjatë ndeshjeve të Championsit

Sadik.Autor

SUPER KUPA E SHQIPËRISË/ Esat Mala zhbllokon sfidën, Kukësi ndëshkohet që në minutat e para (GOLI)

F.autor

DEKLARATA BEFASUESE PAS HUMBJES NDAJ SPAL/ Ylli i “Zonjës së Vjetër”: Kam menduar shumë, në qershor do të…

Delo.autor

Leave a Comment