Futboll Premier League Sport

PARA NDESHJES ME BRIGHTON/ Guardiola bën presion: Ata s’kanë çfarë të humbasin, këshilla ime e fundit…

Përgjithësisht, opinioni sportiv në Angli është në të njëjtën mendje: në një moment të pasdites së sotme, Liverpuli do të jetë në krye të Premier Ligës. Por Siti do të jetë në vend të parë atëherë kur do ketë më shumë rëndësi, pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit. Ata nuk mendojnë se Brajtoni do të arrijë dot të pengojë një skuadër që ka fituar 13 ndeshje radhazi. Nëse fitojnë, titulli është i tyre. Presion? Lojtarët e Guardiolës e kanë përballuar atë gjatë gjithë sezonit. A mund të dështojë? Ata që do të humbasin në fakt jemi ne, që nuk do të kemi mundësi të përjetojmë më emocionet e një sezoni fantastik.

“Ne luajmë për diçka unike, që është të fitojmë Premier Ligën”, thotë Pep Guardiola gjatë një interviste për “Sky Sports”. “Është e vështirë ta fitosh një herë në jetë, imagjino dy. Kështu që është normale që lojtarët do ta ndiejnë presionin. Duhet të jenë nervozë dhe do të jetë e vështirë. Por kur je nën presion dhe ai jep rezultate, është më pozitive”. I pyetur se çfarë këshille do t’u japë lojtarëve të tij përpara ndeshjes në “Amex Stadium”, katalanasi tha:

“Bëni atë që keni bërë gjatë dy sezoneve të fundit. Dilni në fushë, tregohuni agresivë, të përqendruar në të gjitha sektorët dhe përpiquni që të shënoni sa më shumë gola që të jetë e mundur”. Siti udhëton drejt Brajtonit në kërkim të fitores së 14-të radhazi. Humbja e tyre e fundit daton më 29 janar kundër Njukasëllit dhe kjo seri e gjatë fitoresh i ka ndihmuar “qytetarët” që të rikthehen në krye të Premier Ligës, pasi Liverpuli la pikë kundër Junajtid dhe Evertonit. “Prej disa javësh është në duart tona. Këtë kemi dashur. Kur ne ishim 3 pikë pas Liverpulit, njerëzit thoshin se t’i ndiqje ata ishte më mirë. Jo, është më mirë të jesh në krye, sepse e ke vetë në dorë. Kemi fituar 13 ndeshjet e fundit dhe meritojmë të jemi në këtë  pozicion. Dhe do ta mbrojmë atë deri në fund. Liverpuli luan pa presion, sepse nuk e ka në dorë”. Guardiola, i cili pritet të ketë në dispozicion edhe Kevin De Bryjnen për ndeshjen e fundit, thotë se klubi pritet të ulet në bisedime me kapitenin Vinsent Kompani, për t’i ofruar rinovimin: mbrojtësi belg ishte heroi i ndeshjes së fundit kundër Lestërit, me golin që i rimori kreun Liverpulit:

“Pas ndeshjes klubi do të ulet dhe do flasë me Kompaninë. Unë jam shumë optimist për gjetjen e një akordi, më pëlqen të punoj me njerëz që kanë kaq shumë vite këtu”.

Related posts

ERDHI ME BUJË NË MERKATON E JANARIT/ Kallaku del në stërvitje me Partizanin, nis punën me “demat”… (VIDEO)

Delo.autor

UEFA ZBARKON NË TIRANË PËR STADIUMIN E RI/ Kërkohet perfeksioni për ndeshjen e Kategorisë A

Delo.autor

“ÇMENDURI NË “TREGUN” E MERKATOS/ Bale drejt TRANSFERIMIT në Premier League për…

Delo.autor

Leave a Comment