Futboll

Trajneri i Egjiptit, Cuper: Salah ka aftësitë për të luajtur në Real Madrid

Mohamed Salah është një nga lojtarët më të mirë të këtij sezoni në Premier League, ku në 20 javët e para ka shënuar 15 gola.

 Trajneri i Egjiptit, Hector Cuper beson se Mohamed Salah ka të gjitha mundësitë që të luajë në Real Madrid.

Ai nuk ka asnjë dyshim se egjiptiani është i gatshëm për një skuadër të madhe, pas asaj që po tregon këtë sezon në Liverpool.

“Salah është një lojtar i mirë që ka aftësitë të luaj në Real Madrid. Për këtë nuk kam asnjë dyshim”, tha Cuper.

Ai po ashtu tha se këtë sezon Salah është ylli kryesor i Liverpoolit e jo Philippe Coutinho, Roberto Firmino ose Sadio Mane.

Related posts

Panucci: Lojtarët nuk kishin gjendje fizike, e pamundur të punohej

Sadik.Autor

MERKATO E JANARIT/ Napoli i gatshëm të blejë për 3.5 milionë euro portierin e “Toçinjëve”…

Isa.Autor

Trajneri i Koresë: Kishim përgatitur plan konkret për Gjermaninë, ja cili ishte

Sadik.Autor

Leave a Comment