Formula 1 Të tjera

Ricciardo nuk rinovon me Red Bullin, do një makinë fituese

Emri më i nxehtë në merkaton e Formula 1 është ai i australianit Daniel Ricciardo, i cili nuk po gjen gjuhën e përbashkët me Red Bull Racing për rinovimin e kontratës që skadon në datën 1 Janar 2019. Edhe pse ka ende edhe një vot kohë, skuadra me qëndër në Milton Keynes kërkon të bëjë planifikimin afatgjatë, por piloti i talentuar kërkon një skuadër për të synuar titullin sepse kjo ka qenë ambicia e tij prej shumë vitesh, por problemi më i madh është se për momentin vende të lira nuk ka.

Sediljet e Mercedes dhe Ferrarit janë të prenotuara, ndërsa Red Bull duket se e ka drejtuar vëmendjen nga Max Verstappen si zgjedhje e parë. Drejtuesi i skuadrës austriake, Christian Horner ka bërë me dije se dëshiron që Ricciardo të vazhdojë. “Daniel po kalon një moment të rëndësishëm por duhet të bëjë një zgjedhje delikate.

Ai kërkon që t’i ndërtojmë një makinë të aftë për të synuar titullin. Garat e para të vitit 2018 do të japin një përgjigje përfundimtare për ecurinë tonë dhe mendoj që do të marrim një vendim të përbashkët”, thekson Horner. Në fund ai shton se nuk do të jetë një tragjedi largimi i mundshëm i australianit pasi Red Bull ka disa opsine interesante.

Related posts

NË GJURMËT E IKONËS/ Nipi i Muhamed Alisë fiton me “KO” ndaj Westley në raundin e tretë (VIDEO)

Delo.autor

NBA/ Golden State zhgënjen sërish, humbje edhe për Boston e Lakers

Isa.Autor

KAMPIONE EUROPE NË “KICK BOX”/ Ilda Lelo tregon detaje nga eventi dedikuar vajzave

F.autor

Leave a Comment