Futboll Premier League Sport

POGBA MOHON DHE ZBULON GJITHÇKA/ Nuk jam penduar për atë që kam bërë

Paul Pogba insiston se nuk është penduar që është larguar nga Juventus, gjithashtu ka mohuar “armiqësinë” me Jose Mourinho-n.

“Rikthimi te Manchester United ishte zgjedhja ime. Juve po luante në Champions League, United në Europa League. Nuk pendohem për zgjedhjen që kam bërë.

“E di që United në vitet e fundit nuk ka qenë aty ku i takon, por kam ardhur për të rikthyer ekipin në majë.”

Tensioni i javëve të fundit është dokumentuar tashmë, me Pogba që i është hequr shiriti i zv.kapitenit.

“Nuk ka ndikuar tek unë. Vazhdoj të jem i lumtur kur luaj. Trajneri është ai që vendos se kush do të jetë kapiten. Nëse heq shiritin, nuk ndryshon asgjë për mua.

Patjetër që synimi ynë është të fitojmë trofe. Në sezonin tim të parë ia arritëm, duke fituar tre. Sezoni aktual nuk ka përfunduar akoma, kështu që do të shohim në fund.”

Pogba është impresionuar nga ecuria e ish-klubit të tij, sidomos me blerjen e Cristiano Ronaldo-s.

“Mendoj se të kesh një lojtar si Ronaldo është gjithmonë diçka e mirë. Të luash në një ekip me këta kampionë është gjithmonë një kënaqësi.”

Related posts

Po shkëlqen në Gjermani/ Ja si e vlerëson eksperti italian YLLIN SHQIPTAR

Isa.Autor

I JEP FUND POLEMIKAVE/ “Doktori” Rossi: Nuk tërhiqem nga Moto GP, do garoj për…

Delo.autor

Formacioni më i mirë i ndeshjeve të para në fazën e grupeve të Botërorit

Sadik.Autor

Leave a Comment