Futboll International

Trajneri i Al Jaziras zbulon planin: Ja si do e ndalim Realin

Trajneri i Al Jaziras, Henk ten Cate ka sugjeruar se skuadra e tij duhet t’i parkojë tre autobusë para portës në mënyrë që të mos e lejojë Real Madridin të shënojë në gjysmëfinalen e së mërkurës në Kupën e Botës për Klube.

Ten Cate ka thënë se skuadra e tij duhet ta huazojë librin e taktikave të Jose Mourinhos për ndeshjen e gjysmëfinales në stadiumin “Zayed City Stadium”.

“Na duhen tre autobusë. Mbase Mourinho mund të vijë dhe t’i parkojë dy autobusë tjerë para portës sonë. Të ëndërrosh është në rregullt, por nuk duhet të bëhesh budalla, duhet të jesh realist. Dhe nëse jeni realist, atëherë shanset tona për të fituar nuk janë të mëdha”, ka thënë ai duke bërë shaka.

Related posts

UEFA ndryshon Champions-in, më shumë lojtarë dhe më shumë zëvendësime

Sadik.Autor

“JAM PA FJALË”/ Fluturoi nga SHBA për Arsenal-Wolves, Xhaka dhuratë speciale çiftit për përvjetor (FOTO)

Delo.autor

Deschamps i lumtur: Fitore e madhe, kemi muaj që punojmë për këtë moment

Sadik.Autor

Leave a Comment