Futboll La Liga

Vinicius Junior njihet me “Santiago Bernabeun”

Vinicius Junior ka shkelur tashmë në “Santiago Bernabeu” dhe do të jetë në tribuna për “El Clasico”.

Talenti brazilian, Vinicius Junior, tashmë ka shkelur në stadiumin “Santiago Bernabeu”, aty ku premton të dhurojë spektakël në të ardhmen, shkruan Gazeta Express.

Talenti 17 vjeçar, që u transferua gjatë verës për 45 milionë euro nga Flamengo, udhëtoi në Madrid për t’u njohur më shumë me klubin e ri, fanellën e të cilit do ta veshë në fund të vitit 2018.

Ky është udhëtim special për brazilianin pasi përveç që u njoftua më shumë me klubin, do të shikojë nga afër edhe ndeshjen që ëndërrojnë shumë persona ta kenë atë mundësi, “El Clasicon”.

Ai do të jetë në Bernabeu nesër për sfidën Real Madrid – Barcelona.

Related posts

TRONDITET FUTBOLLI KOSOVAR/ Vdes ish-gjyqtari i parë shqiptar i FIFA-s, vuante nga sëmundja… (FOTO

Delo.autor

DO-RE-MI-FA-GOL/ Ja futbollistët që bënë edhe muzikë (VIDEO)

Delo.autor

NUK NDALET ME FITORET/ Një gol për kreun nga Januzaj, Sociedad po jeton ëndrrën në La Liga

Delo.autor

Leave a Comment