Futboll

Allegri ka dilema për formacionin: Higuain titullar, Dybala ndoshta

Do të jetë sërish Gonzalo Higuain ai që do të luajë në sulmin e Juves në ndeshjen që bardhezinjtë do të zhvillojnë nesër ndaj Romës në kampionat. Lajmin e ka konfirmuar trajneri Massimiliano Allegri, që ka thënë se gjysmën e skuadrës që do të hedhë në fushë për këtë sfidë “big” e ka gati, por ka ende shumë dilema. Njëra prej tyre është nëse do të rikthehet titullar Dybala, pas paraqitjes së mirë në Kupën e Italisë, ku edhe shënoi.

Ende nuk e kam vendosur. Ne jemi të kënaqur për lojën e bërë ndaj Genoa në Kupë, pasi ai është një vlerë e madhe për skuadrën tonë dhe futbollin botëror. Këtë vit është lojtari që ka luajtur më shumë, 38 ndeshje, ndaj nëse ka qëndruar edhe në stol nuk është një dramë. Kjo ka ndodhur edhe me kampionë të tjerë”, tha Allegri.

Trajneri i Juventusit konfirmon se Buffon dhe De Sciglio nuk do të luajnë, pasi janë ende në infermieri, ndërsa për Mandzukic dhe Cuadrado do të vendoset në momentin e fundit. Në qendër të mbrojtjes do të jetë dyshja Benatia-Chiellini, ndërsa Alex Sandro do të luajë në të majtë. Për krahun e djathtë balotazh mes Barzagli dhe Lichtsteiner, ndërsa në mesin e fushës do të jenë Khedira, Pjanic e Matuidi.
Do të shohim edhe stërvitjen e fundit, gjendjen e 2-3 lojtarëve para se të bëj zgjedhjen finale. Gjendja e Mandzukic mund të vendosë shumë për skemën e lojës”, u shpreh trajneri Allegri. Kjo do të jetë një ndeshjes mes sulmit më të mirë ‘Juventus, me 44 gola të shënuar’ dhe mbrojtjes më të mirë ‘Roma, me vetëm 10 gola të pësuar’.

Related posts

“HALA MADRID”/ Momenti kur Hazard ngre “peshë” 50 mijë tifozët në “Bernabeu” (VIDEO)

F.autor

Efekti “Ronaldo”/ Pol Pogba këmbëngul për rikthimin tek Juventusi

Isa.Autor

NJË REGJIZOR PËR CR7/ Al-Nassr rezervon liderin e Real Madrid (FOTO)

F.autor

Leave a Comment