Futboll Seria A

Tramezzani gjen ekip të ri, gati kalimi në Seria B

Paolo Tramezzani mund të ulet së shpejti në pankinën e një ekipi italian të Serisë B . Bëhet fjalë për Salernitanën, për të cilën ka luajtur edhe Tomas Strakosha në të shkuarën. Salernitana është duke kërkuar për trajner dhe orët e fundit ka dalë në skenë emri i Paolo Tramezzanit, por një vendim përfundimtar ende nuk është marrë, shkruan panorama. Tramezzani ka dhënë gatishmërinë e plotë për të marrë drejtimin e ekipit, por tashmë pret përgjigjen e Salernitanës.

Kujtojme që ky klub është në pronësi të presidentit të Lacios, Lolito, dhe një dorë në emërimin e italianit mund të ketë edhe Igli Tare. Drejtori sportiv i Lacios është krahu i djathtë i Lolitos dhe si duket e ka këshilluar presidentin për të zgjedhur pikërisht Tramezzani për stolin.

Tramezzani tashmë ka në dorë të provojë vetën në Itali, për të patur mundësi më vonë për të qenë pjesë e stafit të Lacios apo edhe të kombëtares italiane.

Related posts

Santon merr kërcime për jetën pas ndeshjes me Juvetus

Sadik.Autor

Vertonghen: Ne, pa eksperiencë? Juventus nuk fiton në Champions

Q.Autor

U ARRESTUA PËR KORRUPSION/ Lirohet Michel Platini: Shumë zhurmë për asgjë, s’e kuptoj…

Delo.autor

Leave a Comment