Futboll Sport

Mavraj: Të rinjtë s’dinë të vlerësojnë mundësinë që iu dha Panucci

Vëllazërorja ndaj Kosovës ishte një ndër ndeshjet më të dobëta në historinë e Kombëtares së Shqipërisë, e një rol të mirë për këtë sipas Mërgim Mavrajt luajtën edhe lojtarët e rinj të afruar së fundmi në kombëtare.

Në konferencën për shtyp në Zvicër, ku kombëtarja shqiptare është grumbulluar, mbrojtësi kuqezi u shpreh se lojtarët e rinj nuk po dinë ta shfrytëzojnë mundësinë që Panucci u ka dhënë.

“Asnjëherë nuk ka qenë më e lehtë për t’u bërë lojtar i kombëtares se sa tani. Kur kam qenë unë i ri ka qenë një sakrificë e madhe për t’u ftuar, jo më për të qenë lojtar në formacionin e kombëtares. Lojtarët e rinj këtë mundësi që po ua ofron trajneri ynë tani, nuk po dinë ta vlerësojnë. Impenjimin e kanë maksimal, nuk është se mund t’i gjykosh, por është një rast shumë i madh për ta”, u shpreh Mavraj.

Në të njëjtën linjë është edhe sulmuesi Bekim Balaj, i cili ndërsa shprehet se miqësorja ndaj Kosovës ishte një mundësi për të provuar lojtarë e skema të reja, serish theksoi se ata që zbresin në fushë duhet të japin maksimumin.

“Kjo ndeshje u pa më tepër për të provuar. Ndeshja me Kosovën ishte një mundësi për të provuar lojtarë të rinj, për të provuar skema të reja loje. Por në fund, çdo lojtar që luan në kombëtare nuk ka justifikim, gjithsecili duhet të japë maksimumin”, tha Balaj.

Related posts

VLLAZNIA-APOLONIA/ Brdariç dhe Kolela zgjedhin më të mirët, skuadrat duan vetëm fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

CHELSEA-SHEFFIELD WED/ “Blutë e Londrës” dyfishojnë shifrat, shënon Christensen (VIDEO)

Delo.autor

HUMBJA NË “SUPERKUPËN E ITALISË”/ Romagnoli zbulon favorin që arbitrat i bënë Juventusit

Delo.autor

Leave a Comment