Futboll

U mposht nga Barça, Real Madrid konsideron shkarkimin e Zidane

Sipas raportimeve nga Spanja, fitorja e Barcelonës kundër Real Madrid në “El Clasico” mund të çojë në shkarkimin e trajnerit të “Los Blancos”, Zinedine Zidane. Barcelona shënjoi mizorinë e Zidane dhe ekipit të tij me një disfatë të thellë 3-0 në Bernabeu.

Tashmë trajneri i Real Madrid, Zidane është nën presion për të rimëkëmbur sezonin, me drejtuesit “Los Blancos” që nuk do të tregojnë absolutisht asnjë pikë mirënjohje e aq më pak mëshirë, nëse ky edicion do të mbyllet pa asnjë trofe. Sipas medias spanjolle “Don Balon” boshti i Real Madrid ka nisur të dridhet e lëkundet që tani, me presidentin Florentino Perez të uritur për trofe dhe i gatshëm për të gjetur një fajtor.

Në vijim, “Don Balon” pretendon se numri 1 i klubit “Los Blancos” fajëson pikërisht Zidane për humbjen drastike të “El Clasicos” ndaj Barcelonës, i shtangur veçanërisht me vendimin e francezit për të lënë jashtë Isco duke aktivizuar Matteo Kovacic. Një vendim ky me efekt boomerang ndaj Zidane, pas dështimit të Real Madrid. Sipas raportimeve, Real Madrid po humbet durimin me Zidane dhe Perez është gati të largojë francezin nëse gjërat nuk përmirësohen shpejt.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Qendërmbrojtësit nderojnë “Topçinjtë”, Napoli nuk e diskuton kualifikimin

Delo.autor

Ramos, Ronaldo dhe Marcelo me mesazhe emocionuese për Zidane

Sadik.Autor

BOTËRORI 2022/ Kroacia siguron kualifikimin, Sllovakia triumfon me GOLEADË ndaj Maltës

Delo.autor

Leave a Comment