Futboll Premier League

Van Gaalit nuk i ikën inati, mendon të hakmerret ndaj skuadrës që e shkarkoi si trajner

Trajneri holandez, Louis van Gaal, ende nuk e ka harruar shkarkimin nga Manchester United. Pavarësisht se nuk është duke kërkuar për të trajnuar ndonjë skuadër, do të bënte përjashtim nëse vjen ndonjë ofertë nga Premierliga.

Kjo për faktin se do të kishte shansin t’i hakmerret Manchester Unitedit, që e drejtoi nga viti 2014 deri në vitin 2016, për të liruar vendin për Jose Mourinhon.

“Daily Mirror” citon atë të ketë thënë për “Sunday evening”: “Me shumë mundësi unë nuk do trajnoj asnjë ekip më në karrierën time. Por, do bëja një përjashtim nëse do më vinte një ofertë nga ndonjë ekip i rëndësishëm në Angli. Kjo për arsyen se do kisha shansin që të hakmerresha ndaj Manchester United për atë çfarë më kanë bërë”, u shpreh holandezi.

Related posts

GOLA ME “PIKATORE” NË CHAMPIONS LEAGUE/ Vetëm një gol në pjesët e para, Reali “tregon dhëmbët”

F.autor

GUARDIOLA KËRKON TRIUMFIN KUNDËR “TË KUQVE”/ Por shikoni prej sa ndeshjesh Liverpool nuk humb në shtëpi ndaj City-t…

Delo.autor

U LARGUA SI KAMPION NGA BAYERN/ Franck Ribery drejt klubit gjigant të Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment