Futboll

“Vetëm prej tij e ndjek Serie A”, Suarez i impresionuar nga talenti uruguajan

Ylli i Barcelona-s Luis Suarez thotë se është surprizuar nga bashkëkombësi i tij Lucas Torreira dhe ka shtuar se mesfushori i Sampdoria-s ka një të ardhme të madhe përpara.

Suarez është ndeshur me Torreira për të parën herë gjatë fitores 3-2 të Barça-s ndaj Sampdoria-s në Gamper Trophy verën e kaluar, dhe ish-sulmuesi i Liverpool rrëfen se i ka bërë përshtypje 21-vjeçari.

Image result for Suarez torreira

 

“Kemi luajtur me Sampdoria-n njëherë,” shprehet ai për Telemundo.

“U befasova nga ai djalë i ri i cili kishte që në fillim që luante në mesin e fushës.

“Vetëm pas ndeshjes mora vesh se ishte uruguaian, dhe nga ai moment, e kam ndjekur në Serie A.

“Ai më ka surprizuar. Është përmirësuar dhe po luan në nivele të larta. Ai hyri në skenë në moshë shumë të re, dhe nuk është diçka e thjeshtë.

“Kuptohet se Tabarez e ka në dorë për ta grumbulluar me kombëtaren, por jam i sigurt se herët apo vonë do të ndodhë.”

Related posts

PAS FAZËS PËRGATITORE ME KLUBIN/ Armando Sadiku relaksohet në hotelin luksoz në Valencia (FOTO)

Delo.autor

Sfida për titullin Juve ‘treni i fundit’ për Napolin, publikohen formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Pep Guardiola: Nëse do t’u thosha lojtarëve të mi të ndryshonin lojën e tyre, do të mendonin se jam frikacak

Sadik.Autor

Leave a Comment