Futboll La Liga Sport

NUK ËSHTË MERKATO/ Griezmman krijon një super Atletico në Playstation, ja yjet e preferuar (FOTO)

Pogba, Modric, Salah, Messi dhe Cristiano Ronaldo në të njëjtin ekip.

Jo, nuk bëhet fjalë për një bombë të merkatos, por për ekipin virtual të krijuar nga ylli francez, Antoine Griezmann, në Playstation.

Sulmuesi ka krijuar një super Atletico Madrid duke përfshirë kampionët e tij të preferuar dhe duke harruar rivalitetet personale dhe të ekipit.

Antoine ka publikuar skuadrën e tij  në rrjetet sociale me një mesazh të veçantë për Paul Pogba. Sulmuesi i bardhekuqve ka bërë shaka në lidhje me “ndërrimin e fanellës” të shokut të kombëtares, me të cilin ka triumfuar në  Botërorin e fundit, duke shkruar: “Të rri mirë”.

Mes ëndrrave të Griezmann, që për momentin duken të ndaluara, është edhe ajo që të luajë në një të ardhme me mesfushorin e Manchester United. Një ide e vështirë për t’u kthyer në realitet, por jo në video-lojën e famshme, ku gjithçka është e mundur.

 

Related posts

NË LISTË ME YJE TË NIVELIT BOTËROR/ Një shqiptar “dhëmbë për dhëmbë” me Messin, Hazardin, Suson&CO

Isa.Autor

E FUNDIT/ McGregor nuk dorëzohet, ja vendimi DRASTIK ndaj Khabib, do kërkoi që…

Isa.Autor

E TMERRSHME/ Substanca e panjohur: 3 lojtarë TËRHIQEN nga futbolli SEPSE kanë probleme tek organi i…

Isa.Autor

Leave a Comment