Futboll Seria A Sport

NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR/ Juventus karikon “armët” për Lazion dhe Porton, ja gjendja e skuadrës përpara dy sfidave…

Nuk ka kohë për të humbur. Fitorja me Specian është arkivuar dhe Juventusi nën drejtimin e Andrea Pirlos po përgatitet për dy duelet e tjera shumë të rëndësishme, Lacion në kampionat dhe Porton në Champions. Por, triumfi i arritur në shtëpi shërben për të mbajtur të karikuar dhe të motivuar grupin e futbollistëve, i cili vinte nga një moment shumë i vështirë. Por “Zonja” nuk vdes kurrë dhe jeton për momente të tilla. Bardhezinjtë duket se po karikojnë armët për dy ndeshjet e ardhshme. Alvaro Morata u rikthye me gol pas një periudhe delikate, ndërsa Paulo Dibala mund të jetë gati për Porton.

“Do të rikthehem shpejt”, ishte postimi i sulmuesit argjentinas në rrjetet sociale. Numri 10 i Juventusit është duke bërë terapi intensive dhe stërvitje ekstra për të kaluar të gjitha problemet në gjurin e këmbës së majtë. Gjatë javës së kaluar ai udhëtoi në Barcelonë për t’u konsultuar me një nga mjekët më të mirë (Kugat), për të kuptuar realisht se çfarë problemi kishte. Asgjë serioze. Porto është objektivi i sulmuesit. Lajme të mira kanë ardhur edhe nga mbrojtësi De Ligt, i cili u ndal pak minuta përpara fillimit të ndeshjes Juventus-Specia. Ekzaminimet kanë treguar se lojtari holandez nuk ka tërheqje muskulore dhe rikuperimi i tij do të monitorohet ditë pas dite. Edhe ai mund të jetë i gatshëm për Porton, por mbetet për t’u parë ideja e Pirlos për t’i rrezikuar apo jo dy lojtarët e mësipërm.

BONUÇI E KUADRADO – Lajme të mira nga infermieria kanë ardhur edhe në lidhje me Leonardo Bonuçin dhe Huan Kuadradon. Dy lojtarët mund të jenë të gatshëm që të shtunën për ndeshjen kundër Lacios. Edhe pse nuk janë në 100% të formës së tyre, duhet të shtrëngojnë dhëmbët në një moment delikat të sezonit. Nuk lejohen më hapat fals dhe të gjithë e dinë këtë. E paqartë është situata për Artur Melon, i cili po punon me ritme të shpejta. Objektivi është që të arrijë për ndeshjen me Porton për të ndihmuar Juventusin që të përmbysur ndeshjen.

Related posts

Anglezët gjejnë fajtorin e eliminimit, kur është ai në stadium…(VIDEO)

Isa.Autor

KAOS TE MANÇESTER JUNAJTID/ 11 lojtarë kërkojnë largimin

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ GENOA-S/ Trajneri Pirlo: Jemi duke e përmirësuar, kjo na lejon të jemi gjithmonë agresivë dhe…

Delo.autor

Leave a Comment