Shqipëri

(VIDEO) Dhuna në Përmet, arrestohen 3 futbollistë të ekipit të Këlcyrës. EMRAT

Policia ka arrestuar 3 futbollistët e ekipit të Këlcyrës pas dhunës së ushtruar ndaj arbitrit të ndeshjes, Alvi Paco.

NJOFTIMI I POLICISE
Godasin për shkak të detyrës gjyqtarët e ndeshjes, arrestohen në flagrancë tre shtetas (lojtarë të ekipit të futbollit Këlcyra).

Në datë 10.12.2017, nga specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Entilon Kamberaj,30 vjeç, banues në Përmet.

– Andi Hina, 21 vjeç, banues në Gjirokastër.

– Meleq Xhakollari, 21 vjeç, banues në Përmet, (të tre lojtarë të ekipit të futbollit Këlcyra).

(Në foto arbitri i ndeshjes, Alvi Paco.)

Ndihmës të tij në ndeshjen e djeshme ishin Ilir Llupi dhe Albano Konomi, por mësohet se vetëm arbitri kryesor Paco është dhunuar,

Gjithçka ka filluar pas një penalltie të akorduar nga arbitri, në favor të ekipit të Përmetit. Lojtarët e Këlcyrës kanë shkuar të gjithë së bashku për të protestuar të arbitri, dhe aty gjerat kanë degraduar deri në dhunë fizike. Policia ka ndërhyrë menjëherë për të qetësuar gjendjen, por vazhdimi i lojës ka qenë i pamundur.Reporteri Pirro Nase raporton se në policine e Permetit ndodhen 5 lojtare te kelcyres dhe trajneri i Kelcyres Robert Spahiu.

Në komistariat trajneri Spahiu ka deklaruar se: ” gjyqtari i takimit ka marre rryshfet dhe per ta mbuluar ka denoncuar ne polici. Me djersen tone ai nuk tallet dot”.

ESKLUZIVE🚨Dhunë në ndeshjen Përmeti-Këlcyra (kategoria dytë). Futbollistët dhe stafi i Këlcyrës kanë sulmuar arbitrin e ndeshjes Albi Paco pasi ky i fundit ka dhënë penallti për Përmetin. Ndeshja është ndërprerë për të mos filluar më.

Gepostet von Procesi Sportiv am Sonntag, 10. Dezember 2017

 

 

 

Related posts

LEGJENDA E GJIMNASTIKËS SHQIPTARE/ Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh i Sportit”…

Delo.autor

NDESHJET ME FRANCËN DHE ISLANDËN/Trajneri Reja në konferencë: Janë lojtarë të rinj që kanë “shpërthyer” në…

Delo.autor

DREJT LARGIMIT NGA ITALIA/ Elseid Hysaj do të transferohet në janar tek ekipi…

Delo.autor

Leave a Comment