Futboll Premier League

Derbi i nxehtë/ Mourinho goditet nga lojtarët e Cityt pas ndeshjes

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është përfshirë në një konfrontim fizik me lojtarët e Manchester Cityt, pasi u kishte shkuar atyre në dhomat e zhveshjes për t’u ankuar se po bënin shumë zhurmë gjatë festimit të fitores në derbin e së dielës, raportojnë mediat angleze.

Daily Mail dhe Daily Telegraph raportojnë se Mourinho u fut në dhomën e zhveshjes së Cityt pas humbjes së Unitedit 1-2 në “Old Trafford”, për shkak se, sipas tij, festimi i zhurmshëm i lojtarëve të Pep Guardiolës tregonte mungesë respekti, transmeton Express.

Sipas mediave britanike, Mourinho pati një zënke verbale me portierin e Cityt, Edersonin, para se mbi të të hidhej ujë dhe qumësht dhe të goditej me shishe të plastikes në kokë nga lojtarët e Cityt.

Sigurimit të Unitedit i është dashur të ndërhyjë për ta ndërprerë përleshjen që përfshiu 20 lojtarë dhe anëtarë të stafit nga të dy palët.

Related posts

VLLAZNIA-TEUTA/ Gabim amatoresk i mbrojtes shkodrane, Kallaku realizon nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Talenti francez me Covid-19, humbet kombëtaren dhe fillimin e sezonit

Delo.autor

“MË 3 GUSHT GJITHÇKA DO TË JETË E MBYLLUR”/ Ceferin për kampionatet në Europë, 4 hipoteza për Champions League

Delo.autor

Leave a Comment