Moto GP Të tjera

Vinales: 2017-ta sezon zhgënjyes, vitin tjetër duhet të reagojmë

Edhe pse arriti 3 fitore dhe në tri gara të tjera u ngjit në podium, piloti spanjoll Maverick Vinales shprehet se viti 2017 ka qenë i vështirë për të. Vinales debutoi këtë sezon me motorin japonez dhe e nisi mirë atë, me dy fitore radhazi, por më pas humbi shkëlqimin. Motori Yamaha nisi të tregojë limitet e tij dhe ashtu sikurse shoku i tij i skuadrës Rossi edhe Vinales nisi të ketë probleme. “Ishte një sezon ku kam vuajtur shumë. E nisa mirë kampionatin, isha në formë të shkëlqyer fizike dhe në testet dimërore u paraqita mirë. Madje isha i vetmi që mund të dueloja me Marquez. Por më pas erdhën vështirësitë e para me gomat dhe një seri problemesh, që na penalizuan”, tha Vinales.

Edhe Rossi shpreson per 2018-en pas testeve te para dimerore

“E nisa mirë kampionatin, isha në formë të shkëlqyer fizike dhe në testet dimërore u paraqita mirë. Më pas erdhën vështirësitë e para me gomat dhe një seri problemesh, që na penalizuan”

“Unë shpresoj që 2018-ta të jetë më i mirë, pasi gabimet e këtij sezoni duhet të kthehen në një mësim për të ardhmen. Besoj se do të rikthehemi protagonistë, pasi testet e para që bëmë në Spanjë treguan se jemi kompetitivë”, tha Vinales. Duke folur më tej për shokun e tij të skuadrës, Valentino Rossi, ai shton: “Unë shpresoj që ai të qëndrojë sa më gjatë në Moto GP, pasi garon në nivele të larta dhe është një shok skuadre që të ndihmon shumë”.

Related posts

ARRITI SUKSESIN HISTORIK NË “MINSK 2019″/ Majlinda Kelmendi: Ja kujt ia dedikoj medaljen e artë (VIDEO)

Delo.autor

ELIMINIMI I MAJLINDA KELMENDIT NË RAUNDIN E PARË/ Reagon trajneri Kuka: Je krenaria e veprimtarisë time

Delo.autor

FORMULA 1/ Wolff kërcënon Red Bull: Në Silverstone fitojmë me 30 sekonda avantazh

Delo.autor

Leave a Comment