Futboll La Liga

Vinicius Junior, blerja 50 milionë euroshe viziton Madridin…

Vinicius Junior ka provuar shijen e parë të jetës që e pret te Real Madrid, pasi ka udhëtuar për në kryeqytetin spanjoll për t’u takuar me trajnerin Zinedine Zidane dhe ata që do të jenë shokët e tij në të ardhmen.

Ende futbollist i Flamengo, Vinicius po shijon pushimet sepse sezoni në Brazil është mbyllur para kohe. Ai bëri një vizitë në qendrën stërvitore të Real Madrid dhe sipas gazetës “Marca”, 17-vjeçari do të jetë prezent në “Santiago Bernabeu” për të ndjekur ndeshjen “El Clasico” kundër Barcelonës.

Sulmuesi u pa në aeroportin e Rio de Zhaneiro bashkë me babanë, vëllanë dhe xhaxhanë, që e shoqëruan në udhëtimin e tij në Madrid. Në qershorin e ardhshëm, kur të ketë mbushur 18 vjeç, Vinicius do të transferohet nga Flamengo te Real Madrid për 50 milionë euro.

Gjithsesi, ekziston mundësia që edhe pas kësaj marrëveshje, ai të qëndrojë te klubi i tij në Brazil deri në fund të dhjetorit 2018. Së shpejti, ai do të jetë pjesë e Flamengo që do të nisë fazën përgatitore në SHBA.

Related posts

E ardhmja e Cikalleshit në fije të perit… vendoset në 270 minuta

Sadik.Autor

RIKTHEHET NË BARCELONË ME FAMILJEN E TIJ/ Messi i jep fund pushimeve në Karaibe

Delo.autor

E ÇUDITSHME/ Daniel Sturridge merr 13 oferta njëherësh, ja vendimi i tij

Delo.autor

Leave a Comment