Formula 1 Të tjera

Hamilton: E dija që do të shpallesha kampion, di si ta mposht Vettel

Lewis Hamilton fitoi titullin e 4-t kampion bote në Formula 1, një rezultat fantastik i pilotit britanik të Mercedes, që konfirmohet një ikonë e këtij sporti. Edhe pse 2017-ta nuk nisi shumë mirë për makinën gjermane, Mercedes arriti të rikuperojë, ndërsa Hamilton bëri detyrën në pistë, duke përfituar edhe nga gabimet e kundërshtarëve.

“Kam dhënë më të mirën në pistë këtë vit, ndoshta ky ka qenë sezoni im më i mirë. Që në fillim e dija që do të shpallesha kampion, pasi e dija që puna e bërë ishte fantastike, madje përgjatë gjithë vitit kemi qenë gjithnjë në evolucion. Por, mbi të gjitha, isha i bindur që do t’ia dilja mbanë dhe e dija se do ta mposhtja Vettel”, u shpreh Hamilton në një intervistë për “Sky Sports”.

“Ka qenë një betejë e bukur këtë sezon, pasi dueluam me Vettel deri në fund. Gjithnjë kam punuar për t’u përmirësuar, nga gara në garë, gjatë testeve, gjatë provave të lira, në çdo moment. Në mendjen time ka qenë gjatë gjithë kohës titulli i katërt, pasi e doja shumë këtë trofe”, tha Hamilton, që këtë vit vendosi edhe rekordin e “pole position”, 72, duke kaluar legjendën Schumacher.

Por britaniku nuk ndalet këtu dhe premton se edhe në të ardhmen objektivi i tij do të jetë titulli kampion. “E kam thënë që titulli mbetet objektiv dhe jemi fokusuar që tani tek kjo betejë, ku fillimisht duhet të përmirësohemi për të patur një makinë edhe më të shpejtë. Vettel e njoh mirë dhe di si ta mposht, por di që Ferrari nuk do të përsëritë më të njëjtat gabime, ndaj duhet një Mercedes edhe më superior për të triumufuar”, tha Hamilton.

Related posts

GRAND SLAM “US OPEN”/ Tenistët Djokovic dhe Roger Federer e nisin me fitore

Delo.autor

LËSHON AKUZA TË RËNDA/ Goran Pandev: Shqiptarët e FFM nuk ishin të lumtur, kur fituam ndaj Kosovës

Delo.autor

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Befason boksieri Fury: Mposht Wilder dhe brenda vitit mund…

Delo.autor

Leave a Comment