Futboll Seria A

Ylli italian, Antonio Candreva kontratë të re me Interin në 2021

Antonio Candreva pritet ta nënshkruajë një kontratë të re e cila do ta mbajë atë në Inter deri në qershor të vitit 2021.

Kontrata aktuale e përfaqësuesit italian skadon në qershor të vitit 2020.

Ka kohë që anësori lidhet me një kalim në Premier Ligë, me Chelsean dhe Manchester Unitedin të interesuara për të.

Sipas Sky Sport Italia, negociatat mes tij dhe Interit kanë arritur në një përfundim pozitiv dhe rrjedhimisht Candreva do ta nënshkruajë zgjatjen e kontratës javën e ardhshme.

Candreva i ka dhuruar shtatë asiste në 16 ndeshje në Serie A këtë sezon.

Related posts

LIVE/ Gjermani-Holandë: Mbyllet pjesa e parë, gjermanët në avantazh të dyfishtë (VIDEO)

Isa.Autor

MOMENT EMOCIONUES/ Ja cilët lojtarë të Kosovës U-21 kënduan me zë himnin e Shqipërisë (VIDEO)

Delo.autor

Mançini ndryshon kursin tek Italia: Unë do të përshtatem me nevojat e klubeve

Sadik.Autor

Leave a Comment