Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ LAÇI eliminohet me “manita” nga Molde, kurbinasit të dorëzuar

Laçi u eliminua nga turi i dytë i UEFA Europa League, pasi u mposht me rezultatin e përgjithshëm në të dyja ndeshjet 5-0 nga norvegjezët e Molde. Ndeshja e parë e zhvilluar në “Aker Stadion”, një javë më parë përfundoi me fitoren e vendasve 3-0 ndërsa sot norvegjezët fituan sërish kundër kurbinasve, këtë herë me rezultatin 2-0. Gjithsesi edhe arritja në turin e dytë për Laçin, është një progres i madh, pasi kishte në përbërje lojtarë tepër të rinj dhe për më tepër dy vite më parë luftonte për mbijetesë.

45’ minutat e para u mbyllën në avatazh për miqtë nga Norvegjia, që vulosi përfundimisht kualifikimin për në turin e tretë të Europa League. Ndeshja nisi me kurbinasit në sulm, që i afrohen golit që në fillim, megjithatë rastin më të rrezikshëm e kanë miqtë me anë të Chima Chukëu pas 13’ minutash lojë. Pas 7’ minutash janë sërish norvegjezët që provojnë këtë herë me Aursnes (20’). Në këto minuta loja është e bukur me shumë ritëm, por janë lojtarët e Molde ata që zotërojnë topin dhe krijojnë më tepër raste për shënim. Në të 38’ Uzuni, ka një mundësi të mirë për të shënuar, por shpërdoron fatalisht nga brenda zonës. Tre minuta më vonë miqtë fitojnë një penallti, të cilën e kthehu në gol mesfushori Aursnes. Molde e vulosi kualifikimin që në pjesën e parë pasi, Strand dyfishoi shifrat pas asisti të Haugen duke shokuar kurbinasit.

Pjesa e dytë nisi me shumë zëvendësime për norvegjezët, me trajnerin Solskjaer që filloi të mendonte për ndeshjen e ardhshme, pasi e vendosi në kasafortë kualifikimin. Laçi nuk arrin të depërtojë në portën e kundërshtarit, edhe pse Molde dukshëm uli ritmin e lojës duke menduar më shumë për ndeshjen e radhës. Në këto minuta mungojnë rastet e rrezikshme me miqtë që administrojnë lojën për të mos harxhuar shumë energji. Nga ana tjetër edhe pse shanset për kualifikim u shuan, trajneri Prenga hezitoi të aktivizonte lojtarë të rinj, apo sulmues për të shënuar qoftë edhe golin e nderit. Pavarësisht dëshirës së kurbinasve, ndeshja mbyllet me rezultatin e sigluar në pjesën e parë.

Related posts

Barcelona – Athletic Bilbao/ Formacionet: MESSI nuk luan nga minuta e parë

Isa.Autor

E BUJSHME/ Ronaldo pranë marrëveshjes me Juventusin? Real Madrid i jep lamtumirën portugezit 

Isa.Autor

JUVENTUS-FIORENTINA/ I papërmbajtshëm, Ronaldo zhbllokon sfidën nga… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment