Futboll Ligue 1

Ylli i PSG-së “nxjerr sekretin”, zbulon se kur do të largohet

Mesfushori argjentinas Javier Pastore mbrëmë e luajti ndeshjen e fundit për Paris Saint-Germainin, pasi do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit, sipas gazetës “Le Parisien”.

Sipas të përditshmes franceze, 28-vjeçari është rrëfyer para shokëve të skuadrës në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes ndaj Caen se do të largohet nga Parisi gjatë janarit, transmeton Express.

Pastore dëshiron të luajë më shumë minuta, në mënyrë që të fitojë vend në Kombëtaren e Argjentinës për Kupën e Botës, që mbahet vitin e ardhshëm në Rusi, duke ditur se trajneri spanjoll i PSG-së, Unai Emery nuk është duke i dhënë hapësirë të mjaftueshme atij.

Sipas “Le Parisien”, Pastore është në negociata me Interin, i cili e do argjentinasin në formë huazimi me opsion për ta blerë, një formulë kjo që megjithatë nuk e bind skuadrën nga kryeqyteti francez, të cilës i duhen para për ta balancuar llogarinë bankare dhe ta kalojë testin e Financial Fair Play të UEFA-s.

Related posts

SFIDA NDAJ GEDAFES/ Flet trajneri Zidane: Dështim quaj të mos “luftosh”…

Delo.autor

Bayern Munich shfaq interes të madh për yllin sulmues të RB Leipzig, Emil Forsberg

Sadik.Autor

OBJEKTIVI KRYESOR PËR KINEZIN YIFANG/ Wilfried Zahas i ofrohen 12 milionë euro në vit për të luajtur jashtë Europës

Delo.autor

Leave a Comment