Futboll Seria A Sport

LAZIO-INTER/ Supersfida e golave, emocioneve, spektaklit dhe e hamkamrrjes

Sfida që do të ulë siparin e e javës së 10-të kampionatit italian do të jetë ajo mes Lazios dhe Interit. Të dyja skuadrat vijnë nga një formë mjaft e mirë, ku në ndeshjet e fundit, ekipi nga Roma mundi 0-2 Parmën, ndërkohë zikaltrit fituan 1-0 derbin kundër Milanit. Një ndeshje direkte jo vetëm për vazhdimësinë në kampionat, por edhe për objektivin e kualifikimit në Champions League. Një sfidë jo vetëm mes Lazios dhe Interit, por edhe mes dy lojtarëve me më shumë gola në sezonin e shkuar të Serisë A, Ciro Immobile dhe Mauro Icardi. Të dy sulmuesit e mbyllën kampionatin vjet me nga 28 gola, dhe tani do të kërkojnë të udhëheqin ekipet respektive drejt fitores.

Interesant është fakti se kjo ndeshje nuk është mbyllur në barazim, në “Olimpico”, që prej vitit 2008, ku dy skuadrat kanë nga 5 fitore secila. Në rast suksesi, bardhekaltrit do të parakalonin ekipin e Spalletit, që renditet një vend më sipër me 1 pikë më shumë, ndërkohë zikaltrit do të kërkojnë të rrisin akoma më shumë diferencën me kundërshtarët. Tek Interi një mungesë tejet e rëndësishme do të jetë ajo e Radja Nainggolan, i cili pati një dëmtim muskular gjatë javën që shkoi kundër Milanit.

Ndërkohë, Lazio do të kërkojë të hakmerret për disfatën e sezonit të kaluar, ku i pa ti shpëtonte nga duart kualifikimi në Champions League, me ndeshjen që u luajt pikërisht në “Olimpico”. Në këtë përballje, gjithmonë ka pasur gola dhe emocione, e rrjedhimisht spektakli nuk pritet të mungojë.

Related posts

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ VENTSPILS/ Fabian Beqja beson: Tashmë do të jetë një tjetër histori…

Delo.autor

Salah i dhuron fitoren Egjiptit me një magji në minutën e fundit (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Murinho tremb tifozët e Manchester United

Isa.Autor

Leave a Comment