International

Zidane shpall objektivin e Real Madridit në Botërorin e klubeve

Pas sukseseve në Champions League ndaj Borussias së Dortmundit dhe në kampionat me shifrat e thella 5-0 kundër Sevillas, për Realin e Madridit ka ardhur momenti të mendojë për Botërorin e klubeve.

Los Blancos do të debutojnë në këtë kompeticion të mërkurën në sfidën gjysmëfinale ndaj vendasve të Al Jaziras, por objektivi i Realit nuk është të mposhtë vetëm skuadrën nga Emiratet e Bashkuara Arabe, por të fitojë trofeun.

Diçka të tillë e la të kuptohet në një konferencë për shtyp trajneri Zinedine Zidane.

Në çdo rast që zbresim në fushë e bëjmë me objektivin për të fituar trofeun. Duam të kthehemi në shtëpi me suksesin në xhep. Nuk do të jetë e thjeshtë pasi fakti që jemi Reali i Madridit nuk na garanton fitoren.  Jam i kënaqur me sezonin që kemi zhvilluar deri tani edhe pse ka shumë gjëra të cilat duhet t’i përmirësojmë”, theksoi trajneri i Realit të Madridit.

Related posts

Ronaldo i jashtëzakonshëm, fiton edhe çmimin ‘Sportisti më i mirë për 2017’

Q.Autor

Edgar Davids: Pa Italinë dhe Holandën nuk ka Botëror

Q.Autor

Van Gaal: Refuzova kombëtaren Belge për tu hakmarrë ndaj Manchester United

Q.Autor

Leave a Comment