Albanian Stars

Zyrtare: Besart Berisha zgjat kontratën me Melbourne Victory

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Besart Berisha, e ka zgjatur kontratën për edhe një vit me skuadrën e tij nga Australia, Melbourne Victory.

Marrëveshja e re do ta mbajë golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave të Ligës A të Australisë në Vicotry deri në fund të sezonit 2018/19, ka njoftuar klubi australian në ueb-sajtin e vet zyrtare,  transmeton Express.

Berisha ka theksuar se mjedisi në klub ka qenë arsyeja e madhe pas vendimit të tij për ta zgjatur kontratën.

“Besimi që kam në Kevinin, trajnerët dhe skuadrën, ishin arsyeja e madhe pse vendosa të nënshkruaj zgjatjen e kontratës”, ka thënë Berisha.

Pasi e fitoi Ligën A dy herë me Brisbane Roar, Berisha iu bashkua Melbourne Victorys në vitin 2014, duke e fituar kampionatin dhe FFA Cup në vitin 2015.

Related posts

Pësoi 3 gola nga Atalanta, ja çfarë thotë Strakosha për Berishën

Q.Autor

Sulmuesi i Kombëtares e konfirmon: Jam pa skuadër, sapo e ndërpreva kontratën me…

Q.Autor

ZYRTARE: Sadiku kryen testet mjekësore, transferohet në Spanjë

Q.Autor

Leave a Comment