Futboll Premier League

Zyrtare: Ky është vendimi i FA-së për incidentin në tunel mes Man United dhe Man City

Pas përleshjeve të raportuar mes lojtarëve të Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt në tunelin e “Old Trafford” menjëherë pas derbit të Mançesterit, Federata e Futbollit e Anglisë (FA), ka konfirmuar sot se nuk do të ndërmarrë asnjë veprim ndaj klubeve të lartpërmendura.

Në një komunikatë të FA-së për incidentin në tunel pas derbit të Mançesterit më 10 dhjetor, thuhet: “Pas rishikimit të provave të ofruara nga klubet dhe dëshmitarët e pavarur të rastit, FA nuk do të ndërmarrë asnjë veprim formal”.

Pas derbit, u raportua se lojtarët e të dy skuadrave u përleshen në tunel dhe zhveshtore. Gjyqtari i ndeshjes, Michael Oliver nuk ishte dëshmitar i incidentit dhe nuk dorëzoi asnjë raport për këtë, por FA vendosi ta hetojë rastin.

 

Related posts

RISIA/ Facebook do të transmetojë “live” ndeshjet e Premier League

Isa.Autor

ALARMI/ Ja 52 lojtarët që rrezikojnë të mos luajnë çerekfinalet e Botërorit

Isa.Autor

REALIZON NJË TJETËR ARRITJE PERSONALE/ Ibrahimovic kap dy legjendat e Milanit me dopietën e fundit

Delo.autor

Leave a Comment