Futboll Seria A Sport

KAMPIONËT TRIUMFOJNË NË “SAN SIRO”/ Juventus zbret “Zikaltërit” nga kreu i Serie A (VIDEO)

Në “San Siro” u luajt derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit.

Kampionët në fuqi tregojnë forcën e tyre të vërtetë, duke fituar me rezultatin 2-1 e duke i marrë kreun zikaltërve.

Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1, ku golin e parë e shënoi Dybala në minutën e 4-t, por kundërpërgjigjet Lautaro Martinez me penallti në të 18’.

Në pjesën e dytë, Sarri hedh në fushën e lojës Higuain, i cili në minutën e 80-të shënon golin e avantazhit për Juventusin.

Ky rezultoi dhe goli vendimtar i supersfidës, me Juventusin që ngjitet në kuotën e 19 pikëve, ndërsa Interi mbetet 18 dhe zbret në vend të dytë.

 

Related posts

SFIDA NDAJ BYLIS/ Flet mbrojtësi Lala: Është ndeshje jetike për ecurinë tonë, ndaj…

Delo.autor

SHPËRTHEN DE LAURENTIIS/ Stadiumi i Napoli është si një TUALET

Isa.Autor

PORTIERI REKORDMEN I CHELSEA/ 72 milionë paund nuk janë asgjë, DE GEA nuk më…

Isa.Autor

Leave a Comment