Futboll Premier League

​Coutinho lëndohet një ditë pasi Nike e ‘transferoi’ në Barcelonë

Vetëm një ditë pasi Nike gabimisht njoftoi se Philippe Coutinho ishte transferuar në Barcelonë, braziliani është lënë jashtë për ndeshjen ndaj Burnleyt në Premier League.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp tha se lënia e tij jashtë skuadrës nuk ishte vendim teknik, por Coutinho ishte i lënduar.

“Coutinho dhe Salah nuk janë përfshirë në skuadër, sepse të dy janë të lënduar”, tha Klopp para ndeshjes me Burnleyn.

Por, kjo deklaratë nuk po i bind mediat në Spanjë, të cilat njoftojnë se arsye e vërtetë mund të jetë transferimi i tij në Barcelonë.

Barcelona dhe Liverpool thuhet se kanë arritur marrëveshje për Coutinhon, i cili do të kalojë në Camp Nou për 170 milionë euro.

Related posts

APELIMI NË GJYKATËN E BRUKSELIT/ KAS shuan shpresat e Skënderbeut (FOTO)

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Romelu Lukaku merr çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit

Delo.autor

Erdhi si blerje e bujshme, lojtari i del besnik INTERIT: Shënoj 15 deri në 20 gola

Isa.Autor

Leave a Comment