Futboll Premier League

​Guardiola: Ndeshjet për Krishtlindje dhe Vit të Ri, shkatërrim për futbollistët

Pep Guardiola e ka quajtur të pakuptimtë që të zhvillohen ndeshje gjatë Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se taktikisht dhe fizikisht ndeshjet në periudhën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri janë një shkatërrim për futbollistët.

Por, ai e pranoi se fjalët e tij nuk kanë asnjë ndikm, sepse kjo nuk do të ndryshojë.

“Taktikisht dhe fizikisht ndeshjet në periudhën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri janë një shkatërrim për futbollistët, por është Liga që vendos. Në shumë raste duhet të rikuperojmë për 4 ditë, në raste të tjera për 3, por ka edhe skuadra që duhet të rikuperojnë për dy ditë”, tha Guardiola.

“Unë mund të them vetëm mendimin tim, por a do të ketë vlerë? Nuk ka asnjë mundësi që kjo situatë të ndryshojë”.

Related posts

Sulmuesi i Tottenham: U largova nga Juventus duke qarë

Q.Autor

“ÇMENDURIA” E MOURINJOS/ 565 mijë euro shpenzime në hotelin luksoz

Isa.Autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ RENNESIT/ Tuchel thur elozhe: Ai mund të luajë kudo në fushë

Delo.autor

Leave a Comment