Futboll Seria A

​Memushaj largohet nga Benevento, kalon në Serie B

Në orët e fundit u zhbllokua tratativa mes mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj dhe Barit të Serie B.
Mediat italiane shkruajnë se Benevento dhe Bari kanë arritur marrëveshje për huazimin gjashtë mujor të mesfushorit Ledian Memushaj.

Marrëveshja parashikon që vlonjati të kalojë në Bari dhe në rast se skuadra ngritët në Serie A, atëherë ka detyrim ta blejë kartonin e tij.

Kështu, Ledian Memushaj i bashkohet një tjetër futbollisti shqiptar te Bari, mesfushorit Migjen Basha.

Skuadra jugore drejtohet nga ish-futbollisti i njohur Fabio Grosso dhe ka ambicie për t’u ri ngjitur shpejt në elitën e futbollit italian, edhe pse aktualisht është në vendin e katërt.

 

Related posts

“K*RVË E ZEZË, DO TË VIJË NË SHTËPI NËSE NUK SHËNON”/ Tifozi kërcënon lojtarin e Premier League. Policia nis hetimet

Delo.autor

DEKLARATA PAS FITORES NDAJ FROSINONES/ Spalleti: Avantazhi ynë i madh është…

Delo.autor

PAS NJË ASIST NGA MARCELO/ Uellsiani dyfishon rezultatin me këmbën e keqe (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment