Futboll

Messi dhe Suarez së bashku kanë shënuar më shumë gola se 74 klube evropiane këtë sezon

Barcelona e ka pasur MSN në sulm në tri sezonet e fundit dhe verën e kaluar e humbi një pjesë të tij kyçe kur Neymar kaloi te PSG-ja, por sulmi MS me dyshen Lionel Messi dhe Luis Suarez është treguar mjaft efektiv, po ashtu.
Në fakt, ata kanë qenë aq të mirë saqë tashmë i kanë shënuar 42 gola në ligë së bashku në sezonin 2017/18 – 22 argjentinasi dhe 20 uruguaiani – që është më shumë se 74 klube në top pesë ligat evropiane, transmeton Express.

Në këtë mes është edhe Atletico Madridi, skuadër që radhitet në vendin e dytë pas Barcelonës në La Liga, dhe që i ka shënuar vetëm 41 gola në total.

Në fakt, të vetmet klube spanjolle që ka shënuar më shumë se Messi dhe Suarez janë Real Madridi, Valencia, Real Betis, Celta vigo dhe Reeal Sociedadi.

Sa i përket skuadrave angleze, vetëm Manchester City, Manchester United, Liverpool, Tottenham, Chelsea dhe Arsenali kanë shënuar më shumë se dyshja sulmuese e Amerikës Jugore.

Related posts

SFIDA E KTHIMIT ME TIRANËN/ Trajneri Hametaj: Rezultati do të vendoset në fushë, favorit..

Delo.autor

Ylber Ramadani mes ofertave dhe ngjitjes, flet menaxheri i tij

Sadik.Autor

PËSOI AKSIDENT TË FRIKSHËM/ Futbolli në zi, ndahet nga jeta ish futbollisti i Real Madrid dhe Napoli

F.autor

Leave a Comment