Futboll La Liga

​Befason Ronaldo, tregon çfarë do të bëjë pas pensionimit

Cristiano Roanldo ka treguar se pas pensionimit nuk dëshiron që të merret me futboll, por dëshiron të bëjë gjëra të reja.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo tashmë e ka të qartë se çfarë do të bëjë pas pensionimit nga futbolli.

Portugezi që ka kontratë me Realin deri në vitin 2021, thotë se pas pensionimit dëshiron të bëjë jetë të mirë dhe të merret me filma.

“Jam i fokusuar tani sepse karriera ime në futboll do të përfundojë një ditë – të gjithë duhet të pensionohemi. E di se ajo ditë do të vijë. Por tani për tani, po e shijoj momentin. Kur të pensionohem duhet të mendoj për një jetë të mirë”, tha Ronaldo për Sky Italia.

“Nuk e them për para. Dua të bëj gjëra të ndryshme, për shembull filma. Kam nisur një plan për të ardhmen kur isha 27-28, nisa të përgatitesha”.

“Kam një ekip të mirë, që punon në kompaninë time, që ka nisur të bëjë gjëra të mira për të ardhmen”, tha ai në fund.

Related posts

Alisson Becker zgjedh formacionin e ëndrrave

Sadik.Autor

NUK ARRITI KUALIFIKIMIN NË EUROPA LEAGUE/ Por Partizani nuk del pa gjë, ja sa para përfitoi nga UEFA

Delo.autor

U TRANSFERUA ME BEJË NË “BERNABEU”/ Reali nxjerr në ankand Jovic, kërkon ta shes në Premier tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment