Futboll Premier League

​Guardiola: Silva ka probleme personale, nuk e di kur kthehet në skuadër

Pep Guardiola e ka konfirmuar se David Silva është larguar nga skuadra për probleme personale dhe se nuk e di kur do të kthehet.

Mesfushori spanjoll, David Silva kishte udhëtuar drejt Spanjës javë më parë, duke humbur ndeshjen ndaj Tottenhamit.

Ai u kthye më pas për të luajtur 90 minuta ndaj Bournemouthe, por mungoi në dy ndeshjet tjera ndaj Newcastle dhe Crystal Palace.

Trajneri Guardiola ka thënë se Silva është larguar nga skuadra për probleme personale dhe se nuk e di kur do të kthehet.

“Silva do të kthehet kur të jetë gati, sepse jeta personale është gjithmonë më e rëndësishme se sa çdo situatë tjetër. Kështu që, kur ai të kthehet, do të thotë se është gati, kështu do ja bëjmë”, tha Guardiola gjatë konferencës për media.

Silva këtë sezon me Cityn ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar 10 asistime.

Related posts

ZYRTARE/ Sfida Udinese-Atalanta u shty për shkak të reshjeve të dendura, ja vendimi që merr Liga e Serisë A…

Delo.autor

Ish-sulmuesi italian: Unë do të isha si Cristiano Ronaldo por…

Isa.Autor

INCIDENTI NË CAGLIARI/ Ultrasit e Inter sqarojnë Lukakun për sjelljet raciste, ja letra

Delo.autor

Leave a Comment