Futboll La Liga

Rivaliteti me Messin, Cristiano Ronaldo ka një kërkesë të rëndësishme për Realin

Champions League, “Topi i Artë” dhe tani edhe paratë. Cristiano Ronaldo është i dënuar që të konkurrojë me Leo Messin për gjithçka. Dhe pasi e ka barazuar në palmaresin e trofeve sportivë, luzitani po synon që ta imitojë edhe në anën ekonomike.

Sipas asaj që shkuan e përditshmja spanjolle “Marca”, portugezi që vetëm pak kohë më parë zgjati kontratën e tij me Real Madrid dhe rriti përfitimet nga 21 milionë euro në sezon në 23 milionë euro në sezon, pretendon një tjetër rritje të ndjeshme në përfitimet e tij.

Vlera nuk është zbuluar ende, por portugezi synon të arrijë të njejtën vlerë të argjentinasit, veçanëisht tani që i ka shtuar edhe një kupë më shumë Realit, Kupën e Botës për klube.

Dueli Messi-Ronaldo është e sigurt që do të vazhdojë të jetë ende shumë i luftuar dhe jo vetëm në fushë, por edhe në anën ekonomike.

Related posts

RONALDO LË TORINON PËR…/ Ja “dënimi” që e pret portugezin në Spanjë

Delo.autor

“FJALËKRYQI” I TË ARDHMES SË KAMBERIT/ Për sulmuesin e Shqipërië mbërrijnë shumë “telefonata”

Delo.autor

VIDEO/ Inter në krizë rezultatesh, Sassuolo merr 3 pikë të arta

Q.Autor

Leave a Comment