Futboll Seria A

​Rafinha: Dua të shkruaj histori me Interin

Rafinha edhe zyrtarisht është lojtar i Interit, me të cilën skuadër ka nënshkruar deri në fund të sezonit me mundësi blerje

Inter dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje për huazimin e mesfushorit Rafinha deri në fund të sezonit, me mundësi blerje.

Nëse Inter vendos ta mbaj lojtarin, atëherë Barcelona do të përfitonte 35 milionë euro dhe tre të tjera bonuse, varësisht prej sukseseve.

Lojtari pasi nënshkroi kontratën tha se është i lumtur dhe shpreson të shkruajë histori me një skuadër si Inter.

“Jam shumë i lumtur, është ndjenjë shumë e mirë që jam këtu. Është një hap i rëndësishëm në jetën time dhe dua të përballem me një fazë të re në karrierën time”, tha fillimisht Rafinha.

“Shumë lojtarë të rëndësishëm kanë luajtur në Inter, ku kanë bërë histori. Dua të bëjë më të mirën dhe të jap gjithçka që të ngjitemi sa më lartë dhe të fitojë trofe me këto ngjyra”.

Related posts

DISFATA NË “EL CLASICO”/ Koeman nuk rrezikon akoma, vetëm një gjë do të ishte fatale për holandezin

Delo.autor

Sadiku e pranon: Mund të transferohem në kampioantin turk tek klubi…

Isa.Autor

NGA NOVARA NË “TEATRIN E ËNDRRAVE”/ Fernandes rrëfen takimin e parë me “Përbindëshin” CR7

Delo.autor

Leave a Comment