Basketball Të tjera

Houston kërcënon Warriors në Perëndim, fitojnë Dallas e Atlanta

Houston ka fituar 99-90 ndaj Miami në ndeshjen e radhës në NBA, një përballje që ka qenë mjaft emocionuese dhe me rivalitet, vendosur në sekondat e fundit në favor të ekipit teksan.

Harden me 28 pikë ishte shënuesi më i mirë për Houston, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e 13 rebaund të Whiteside për miqtë. Pas dy kohëve shtesë fiton New Orleans, që mundi 132-128 Chicago, një ndeshje spektakolare dhe me rivalitet.

Cousins realizoi 44 pikë, 24 rebaund e 10 asist, duke zhvilluar një ndeshje fantastike, mbështetur edhe nga Davis me 34 pikë. Në fund fiton edhe Memphis, që doli fitues nga përballja me Philadelphia me shifrat 105-101. Të dyja ekipet e kërkuan fitoren, por në fund ajo i buzëqeshi skuadrës vendase, Marc Gasol me 19 pikë (45 pikë erdhën nga lojtarët e stolit).

Nga ndeshja Oklahoma-Sacramento

Minnesota fitoi 126-118 në fushën e Clippers, ndeshje shumë e bukur dhe me rivalitet, ku të dyja skuadrat dueluan fort për fitoren. Edhe pse Griffin realizoi 36 pikë 12 rebaund e 12 asist, ato mbetën për statistikë, ndërsa për Minnesotën u dalluan Wiggins me 40 pikë e Teague me 30. Atlanta mposhti 104-90 ndaj Utah Jazz, me Schroder që realizoi 20 pikë, duke qenë më i miri në parket. Në sekondat e fundit triumfon edhe Denver, që mposhti 104-101 Portland, ndeshje e hapur deri në fund. Murray me 38 pikë bëri diferencën në parket për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e Lillard për miqtë. Fiton edhe Charlotte, që mundi 112-107 Sacramento, ndeshje ku u dallua Walker me 26 pikë, ndërsa Milwaukee fitoi 109-105 ndaj Phoenix falë 67 pikëve të dyshes Middleton-Brogdon.

Nga ndeshja Dallas – Utah Jazz

REZULTATET E SOTME

Charlotte – Sacramento, 112-107

Atlanta – Utah Jazz, 104-90

Houston – Miami, 99-90

Memphis – Philadelphia, 105-101

Milwaukee – Phoenix, 109-105

New Orleans – Chicago, 132-128

Dallas – Washington, 98-75

Denver – Portland, 104-101

Clippers – Minnesota, 118-126

Related posts

Fitoi tre medalje ari, peshëngritësi Briken Calja pritet si hero në aeroportin “Nënë Tereza”

Sadik.Autor

James Rodriguez “fiksohet” pas pornostares së famshme

Q.Autor

Lindsey Vonn gati për Olimpiadën: Dua sërish medaljen e artë

Q.Autor

Leave a Comment