Bundesliga Futboll

​Schalke prish festën e Bayernit për Goretzkan

Schalke ka mohuar se Leon Goretzka ka arritur marrëveshje me Bayern Munichun.

Gjatë ditës së djeshme Bild dhe Marca raportuan se Bayern Munich kishte arritur marrëveshje me mesfushorin gjerman, Leon Goretzka.

Lojtari ka kontratë me Schalken deri në fund të këtij sezoni dhe më pas thuhej se do të kalonte në Allianz Arena.

Por, kjo është mohuar nga Drejtori Sportiv i Schalkes, Christian Heidel, i cili tha se lojtari nuk i ka informuar ata se po largohet.

“Leon nuk na ka konfirmuar vendimin se ka vendosur të largohet nga ne. Unë i besoj Leon dhe agjentit të tij, me të cilët isha dje në kontakt”, tha Heidel për Sport 1.

Përveç Bayernit, lojtarin e duan edhe skuadrat tjera të mëdha evropiane si Barcelona, Real Madrid, Juventus, Arsenal, Chelsea dhe Manchester United.

Related posts

Salah do vetëm Champions League: Nuk më interesojnë të tjerat

Sadik.Autor

CIKALLESHI kthehet në protagonist, shënon GOLIN e fitores për ekipin e tij (VIDEO)

Isa.Autor

Pikante te Argjentina/ Sampaoli ndan dhomat, vetëm Banega fle veç

Sadik.Autor

Leave a Comment