Futboll Shqipëri Sport

MOTI I KEQ NË VEND/ FSHF merr vendimin e papritur për ndeshjet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë

Nëpërmjet një vendimi zyrtare, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë me dije se ditën e sotme është vendosur shtyrja e rifillimit të aktivitetit për Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë.

Ky vendim u mor për shkak të kushteve të vështira atmosferike që kanë krijuar problematika të mëdha në infrastrukturën e shumë skuadrave.

Vendimi qarkullues i KE-së i është komunikuar Sektorit të Garave në FSHF që menjëherë ka bërë njoftimin e klubeve të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë për shtyjen e javës së ardhshme të aktivitetit.

Kujtojmë që ditën e mërkurë ishin planifikuar të luheshin sfidat e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë së Dytë, teksa dje u zhvilluar përballja mes Devollit dhe Memaliajt.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Liverpool-Salzburg. Rezultati 4-3

Delo.autor

Rrëfehet Allegri/ Ja pse refuzova klubin më të mirë në botë

Sadik.Autor

GOLA DHE SPEKTAKËL NË CHAMPIONS/ Sparta e Pragës kualifikohet pas 19 vitesh, zhgënjen Gallatasaray

F.autor

Leave a Comment